“Duhet të vdisja unë, jo djali im”, nëna e Matias e shkatërruar: Do të të djeg me benzinë!

18/11/2021 12:57

“Mirko më shkatërroi jetën. Me vdekjen e Matias, unë nuk kam më jetë, asgjë nuk ka më vlerë”, ka rrefyer nëna shqiptare e vogëlushit 10 vjeçar të vrarë një ditë më parë në Milano nga i ati polak.

44 vjeçari, i arratisur nga një spital Covid, është arrestuar e thuhet të jetë në gjendje të rëndua psikologjike. Nëna e fëmijës tha për La Stampa se e dinte që partneri, me te cilin po ndahej, donte të hakmerrej me të.

“Isha e përgatitur se mund të përpiqej të më vriste. Më thoshte: Do të të djeg me benzinë”.

Por nuk e mendoja kurrë se do t`ia bënte këtë gjë djalit tonë”, është shprehur ajo nga spitali i Belcolle di Viterbo ku u shtrua në gjendje shoku. Shpërthimet e dhunshme të burrit kishin qenë dhe arsyeja e ndarjes, por divorci ndërkohë nuk ishte finalizuar ndërsa gruaja dhe djali jetonin në një apartament më vete.

Hetuesit po përpiqen të kuptojnë se çfarë ndodhi saktësisht ndërmjet orës 13.00, kur djali mbaroi mësimin dhe e shoqëroi një i afërm në shtëpi, dhe orës 15.30 kur e ëma u kthye në shtëpi dhe e gjeti fëmijën të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA