“Dëgjova mamin dhe motrën që bërtisnin”, 17-vjeçari rrëfen si humbi tre anëtarët e familjes kur po ktheheshin nga Shqipëria në Greqi

18/11/2021 16:56

17-vjeçari që humbi babain, nënën dhe motrën e tij në një aksident me makinë në Greqi është në gjendje shoku. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës në Domokos, Fthiotida.

17-vjeçari pa me sytë e tij aksidentin e frikshëm me makinë ndërsa aktulaisht ndodhet në një spital në Lamia, në gjendje të rëndë shëndetësore. Një prej këmbëve të tij është thyer, ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në krahë dhe në kokë ka marrë goditje të shumta.

I riu, i vetmi i mbijetuar nga familja shqiptare ka rrëfyer me lot në sy si ndodhi ngjarja duke thënë: “Ne ishim ndalur në Meteora teksa po ktheheshim nga Shqipëria dhe më pas, pak më tej nga Domokos na goditi një kamion. Për pasojë prindërit dhe motra ime u vdiqën. Më ra të fikët. Pas pak erdhi dhe daja që u kthye, po udhëtonim bashkë dhe më nxorri nga makina dhe më pas thirrën ambulancën dhe më mori.

Po shikoja nga dritarja dhe papritmas dëgjova nënën dhe motrën duke bërtitur. Na ka goditur një makinë, nuk më kujtohet se çfarë ishte, në parakolp dhe filluam të rrotulloheshim dhe goditëm kamionin. Para përplasjes dëgjova një bori dhe supozova se ishte një makinë dhe jo një kamion. Kur më mori ambulanca, nuk e dija se çfarë kishte ndodhur, mendova se të gjithë kishin rënë në koma dhe isha vetëm unë zgjuar sepse isha ulur prapa. Në spital mora vesh që kishin vdekur.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA