Pavarësisht se tragjedia ne sheshxhirimin e filmit “Rust”, ishte me të gjithë gjasat një aksident fatkeq, ndaj aktorit tashmë të dërrmuar psikologjikisht Alec Baldwin është ngritur një aktpadi.
Duke menduar se në pistoletë kishte plumba të rremë, ai shtiu por fatkeqësisht la të vdekur kinematografen, Halyna Hutchins, e plagosi lehte dhe regjisorin, Joel Souza.
Në aktpadi thuhet se skenari nuk parashikonte që në atë skenë, të qëllohej me armë. Autoritetet janë ende duke hetuar incidentin e 21 tetorit. Padinë e paraqiti zyrtarja e skripteve, Mamie Mitchell, e cila telefonoi policinë, pas incidentit të ndodhur në Nju Meksiko. Avokati i saj ka akuzuar aktorin se ka shtënë me armë, pa e kontrolluar paraprakisht atë.
Baldwin dhe producentët e filmit, që janë përmendur po ashtu në padi, nuk kanë komentuar ende për këtë gjë.Punonjesja që ka qenë përgjegjëse për armët në film, pretendon se nuk e di si është përfshirë municioni i vertete ne xhirimet e filmit.
Top Channel