Zgjedhjet, hetimi nis nga Elbasani/ PD akuzonTaulant Ballën. PS kërkon informacion për strukturën e mbrojtjes së votës

17/11/2021 19:48

Elbasani që më 25 Prill u kthye ne epiqendrën e incidenteve ishte kryefjalë e mbledhjes se komisionit hetimor për zgjedhjet.

Shkak u bë refuzimi i Partisë Demokratike për të dhënë informacion për strukturën e mbrojtjes se votes.

Blerina Gjylameti: Ajo ishte strukture paramilitare, ju ne vend te ndërroni kryetarin kur humbni zgjedhjet, kërkoni komision hetimor.

Gazment Bardhi, i cili udhëhoqi fushatën e PD-se në Elbasan pranoi sfidën e socialistëve për tu ulur ne tryezën e komisionit jo si anëtar, por si dëshmitar. Sekretari i përgjithshme demokrat beri publike një pjese te deshmise se tij, ku i akuzuari kryesor ishte socialisti Taulant Balla.

Gazment Bardhi: Genjeshter grupe paramilitare kishte ngritur PS me kriminelet. Mehmet Greca trafikant droge ishte shef shtabi i kryetarit te grupit tuaj te PS. Një nga arsyet se pse e shkarkoi drejtorin e qarkut ishte se nuk i bindej Taulant Balles.

Hetimi per zgjedhjet po ecën me ritme te ngadalta. 41 institucioneve publike dhe shtetërore refuzuan ti japin informacione komisionit. Në listën e Bashkive përfshihej edhe ajo e drejtuar nga demokratja Voltana Ademi. Por, kryetari Enkelejd Alibeaj nuk bëri përjashtim per asnjë, kur i paralajmëroi me kallëzime penale.

Alibeaj: Do presim deri ne përfundim te orarit zyrtar te administrates se kuvendit, nëse nuk i sjell do firmos kallëzimet penale.

Palet ranë dakord që mbledhjen e radhës të shqyrtojnë përgjigjet e atyre institucioneve që kanë pranuar të japin informacion.

Top Channel