Top Story ka udhëtuar drejt Milanos në Itali për të intervistuar për herë të parë pas 13 vitesh heshtje, biznesmenin që dikur pushtoi tregun e naftës, për tu larguar pas gropës qindra milionë euro borxhe të ARMO-s.

Kjo intervistë, është xhiruar para se ndaj tij të lëshohej urdhërarresti i SPAK për akuzën e pastrimit të parave për llogari të mafias italiane.
Është hera e parë që biznesmeni kontrovers do t’i përgjigjet çdo pyetje që rrethon emrin e tij në çështje, transaksione, biznese apo ngjarje e dyshuar kriminale. Ai, është parë herë si biznesmen i suksesshëm, herë si një shahist në jetën reale dhe herë si shahist i skemave që i kanë sjellë fitime me shumë zero. Një kamarier që e pa veten biznesmenin më të rëndësishëm shqiptar për disa vite.

“Jam sipërmarrës me stil menaxherial liberal, delegoj por krijoj dhe sistemme kontrolli, për të arritur te delegimi ka qenë proces jo i lehtë si të gjithë sipërmarrësit shqiptarë pa traditë” u shpreh Rezart Taçi, Biznesmen

Taçi, është konsideruar si ‘magjistar’ që ka ngritur perandori biznesi nga hiçi duke shfrytëzuar lidhje të forta. Para se të shkojmë te bizneset e shumta ku është përfshirë, për herë të parë ky personazh do të bëjë një rrëfim 360 gradë, të jetës së tij.

Top Channel