Takimi me krerët e degëve, Bardhi: Vetëm 5 kryetarë raportuan shqetësim! Frymën e përçarjes e ka përcjellë vetëm Berisha

17/11/2021 21:36

Mbledhja e kryetarëve të degëve të PD-së me kryetarin Lulzim Basha ka përfunduar pas rreth 5 orësh.  Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se 5 kryetarë të degëve janë shprehur kundër mbledhjes së kuvendit me 18 dhjetor. 

“Patëm një diskutim të gjatë por shumë të mirë me 71 kryetarët e degëve të Partisë Demokratike mbi organizimin e Kuvendit Kombëtare të PD-së më datë 18 dhjetor në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Dua të ndaj me ju frymën e lartë të bashkëpunimit që përcolli secili prej kryetarëve të degëve. Sigurisht që dua të jem transparent me ju dhe opinionin publik me përjashtim të 5 kryetarëve të 5 degëve të cilët raportuan për një shqetësim, pra 5 nga 71, e gjitha pjesa tjetër e kryetarëve të degëve gjatë fjalës së tyre konfirmuan frymën e bashkimit për përcjell Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Dua të ftoj çdo anëtar të PD-s të mos shqetësohet nga lajmet e rreme dhe deklaratat dashakeqe se do të jetë Kuvendi i përjashtimit të demokratëve që do të marrin pjesë në Kuvendin e thirrur nga Berisha. 18 dhjetori nuk është për të përjashtuar demokratët, por është për t’i bërë bashkë. Frymën e përçarjes e ka përcjellë vetëm Sali Berisha. Kam vetëm një apel që të qetësohet të marrë frymë thellë e mos t’i fryjë zjarrit për përçarjes.

Firmat duhet të dorëzoheshin te sekretariati. Kjo është koha që demokratët të mos përdoren si mish për top. PD nuk mund të bëhet mburojë askujt. Vendimin nuk e marr aq unë e askush tjetër. më 18 dhjetor është Kuvendi i Kombëtar i PD si mundësia që demokratët të jenë bashkë”– tha Bardhi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA