Rama vizitë në Itali/ Kërkon nga kryeministri italian njohjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë

17/11/2021 15:15

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Romë synon finalizimin e një marrëveshjeje me qeverinë Italiane, gjë të cilën ia kërkoi kryeministrit Mario Draghi, për njohjen e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në gadishullin Apenin.

EDI RAMA-Kërkova një përshpejtim të procesit të njohjes së pensioneve. Ka shumë shqiptarë të cilët punojnë prej vitesh dhe paguajnë kontribute në shtetin shqiptar. Ne tani mund të bëjmë shumë më tepër sepse sot nuk janë vetëm shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Itali por janë të shumtë italianët që nga sipërmarrësit, studentët apo pensionistët italianë. Është një ë ardhme që do të na lidhë gjithnjë e më tepër.

Italia është një vend i madh, i fortë ekonomikisht, vend shumë i zhvilluar. Shqipëria është vend i vogël, në zhvillim e sipër por duhet që të gjehen rrugët, mënyrat për ta përforcuar lidhjen sepse është diçka që i bën mirë të dy vendeve.

Kryeministri Mario Draghi ritheksoi mbështetjen e Italisë për integrimin europian të Shqipërisë.

MARIO DRAGHI-Marrëdhënia mes Italisë dhe Shqipërisë nuk kanë nevojë për shumë fjalë. Është një marrëdhënie shumë e lashtë, shumë e fortë, marrëdhënie e suksesshme. Nuk ka nevojë për fjalë por vetëm për përforcime. Bashkësia italiane dhe bashkësia shqiptare në Itali është një bashkësi shumë e gjerë. Italia gjendet pranë Shqipërisë në çdo gjë, në çdo centimetër të politikës së aj të jashtme, sa i përket afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Është shumë e rëndësishme si për Italinë ashtu edhe për Shqipërinë për stabilitetin në Ballkan sepse procesi i hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk do ndodhte vetëm por duke konsideruar edhe të vendeve të tjera të Ballkanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA