Përmbytje shkatërrimtare në SHBA e Kanada, dheu zë poshtë gruan!

17/11/2021 11:42

Shkatërrimet nga vërshimi i ujrave në Sumas të Washingtonit, pranë kufirit me Kanadanë, janë masive.

Zyrtarët flasin për qindra të evakuar ndërsa thonë se 75% e shtëpive janë dëmtuar. Banorëve në perëndim të Washingtonit kjo situatë u solli ndërmend përmbytjet apokaliptike të 1990-tës, ku humbën jetën dy persona e u evakuan më shumë se 2.000 të tjerë.

Në anën tjetër të kufirit, u gjet trupi i pajetë i një gruaje që humbi jetën pas rrëshqitjeve të tokës në verilindje të Vankuverit, në British Columbia. Policia kanadeze thotë se edhe të paktën dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Përmbytjet kanë detyruar evakuimin e 1.100 banesave në këtë zonë; këta njerëz iu bashkuan mijëra të shpërngulurve të tjerë në provincë që u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre për shkak të vërshimit të ujrave apo rrëshqitjes së dheut. Shumë rrugë u bënë të pakalueshme, cka solli dhe kaos në përpjekjet e evakuimit.

Në Sumas të Washingtonit, një 59 vjecar, kamicioncina e të cilit u mor përpara nga uji, nuk është gjetur ende. Në qytetin verior Ferndale, njerëzve u është kërkuar të largohen nga zonat pranë lumit Nooksack, i cili rrezikon të dalë nga shtrati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA