
23/02 11:11
Presidenti i Republikës, Ilir Meta shkruan se mbështetja buxhetore për pandeminë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, vazhdon të jetë më e ulëta në rajon dhe në botë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta më tej thekson se ka qenë kjo arsyeja përse nuk ka dekretuar me shpallje “Miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020”.
“Mbështetja buxhetore direkte për pandeminë, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, vazhdon të jetë më e ulëta në rajon dhe në botë. Për këtë arsye nuk mund ta dekretoja me shpallje “Miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020”, shkruan Meta.
Top Channel