Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë të përbashkët në shtyp me Ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

Në fjalën e tij, Di Maio tha se mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE përpara fundvitit në mënyrë që të jepet një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë rajonin e Ballkanin.

Ndër të tjera, tregoi se kanë diskutuar me Ramën për disa plane në të gjithë sektorët dhe dëshirojnë që të jenë protagonist në realizimin e tyre duke qenë se Italia është furnitori i parë i Shqipërisë.

Di Maio: Si objektiv kemi përforcimin e marrëdhënieve tona për të bërë një hap cilësor në bashkëpunimin mes vendeve tona. Kjo rëndësi strategjike nuk vjen vetëm si detyrim nga lidhjet që kanë vendet tona, prandaj dua të konfirmoj mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar në rrugën drejt adresimit në familjen evropiane.Mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim para fundit të vitit. Kjo do të jepte një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë rajonin e Ballkanin.

Dua të falenderoj të gjithë kolegët për propozimet. Muajt e ardhshëm kemi objektiv që të kemi operativ planet. Sot ramë dakord për një plan veprimi që të konkretizojmë angazhimet që kemi marrë në të gjithë sektorët. Dolën në pah disa perspektiva në infrastrukturë, modernizim dhe ne duam të jemi protagonist të realizimit të tyre. Mund të mbështetemi në praninë e sipërmarrjeve italiane që veprojnë në tregun shqiptar duke dhënë një kontribut në rritjen e punësimit. Italia është furnitori i parë i Shqipërisë dhe kjo na bën shumë krenar.

Përfundimet e konferencës mbi klimën në Glasgoë konfirmojnë se bashkëpunimit duhet t’i japim rëndësi në rrafsh kombëtar dhe evropian. Italia dhe Shqipëria mund të kenë rol udhëheqës në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për zhvillimin ekonomik të lancuar nga Komisioni Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA