Republika Çeke do t’ua ndalojë personave të pavaksinuar kundër koronavirusit, qasjen në ngjarje publike dhe shërbime tjera, duke nisur nga 22 nëntori, ka thënë kryeministri çek, Andrej Babish.
Ai po ashtu ka thënë se testet negative për koronavirus nuk do të jenë më të vlefshme.
Kufizimet, të cilat do të miratohen nga kabineti qeveritar, janë bërë publike pas regjistrimit të një rekordi prej 22,479 rastesh ditore më 17 nëntor.
Shumë shtete evropiane, përfshirë fqinjët e Çekisë, Gjermaninë, Austrinë dhe Sllovakinë, kanë regjistruar rritje të shkallës së infektimit dhe kanë vënë në fuqi kufizime, shkruan REL.
Aktualisht, rreth 57 për qind e qytetarëve çekë janë plotësisht të vaksinuar.
Njerëzit duhet të vendosin maska në ambiente të mbyllura dhe transport publik.
Numri i pacientëve në spitalet çeke aktualisht është 4,425 – më pak se gjysma e nivelit rekord të shënuar në mars.
Top Channel