“Ti prodhon vetëm helm!”/Debat i ashpër Balla-Duma, demokratja: Nuk ekzistoni, pranoni gabimet!

16/11/2021 10:58

Deklarata e ashpër e deputetes demokrate, Grida Duma solli reagimin e menjëhershëm të deputetit Taulant Balla, ndërsa sot po diskutohet në Kuvend projektbuxheti i vitit 2022.

Duma u është drejtuar qeverisë se nuk ekziston, sepse nuk po u vijnë në ndihmë qytetarëve duke ofruar shumë mjerane.

Ajo gjithashtu përmendi rastin e vajzës së përdhunuar nga pesë  persona dhe që nuk merr asnjë ndihmë nga shteti, as bonusin e qirasë e jo më mbrojtje.

“Ju nuk ekzistoni, Rama tha se nuk është marrëdhënie me buxhetin, por një marrëdhënie civilizimesh. Ky buxhet është mjeran, si në mesjetë. Duam ta riciklojmë, por me kosto të ulta. Rama duhet të sillte njeriun e civilizuar, por kur mori të drejtonte kryeqytetin e këtij vendit, dukej sikur shëtisje në një qytet të çmendur. Dukej në një ekspozitë, të një qyteti psikopatësh. Nuk ishte vetëm ballazi, siç pikturonte pallatet me ca shigjeta, por edhe pas atyre fasadave. Ka ardhur këtu dhjetëra herë për të treguar, se sa i përçmuar është ndaj civilizimit real, nuk e harron njeri se një herë na u drejtua ne për ‘Shpendin me dy koka’.  Ky thërret vetëm urrejtjen dhe flet për civilizim. Kur ai flet për shifra dhe mbasi shqetësohet i thotë njërit lëre, një skenë me dy skena. Të gjithë ja pranojnë Teatrin, sikur nuk ekzistojnë, kur flisni ju bezdiset, prandaj ju nuk ekzistoni. Flisni ju për ndihmën ekonomike! Nga 100 mijë lekë të vjetra do ta çoni 200 mijë lekë të vjetra për 5 anëtarë. Arritje e madhe! Kam takuar një vajzë që është përdhunuar nga 5 njerëz dhe as bonusin e qirasë nuk merr, pasi ju talleni, talleni me të gjithë”, tha Duma.

Kjo deklaratë solli reagimin fillimisht të socialistes Klotilda Bushka, e cila kërkoi respektimin e rregullave të Kuvendit dhe shmangien e ofendimeve.

Kurse Balla me një gjuhë të ashpër iu drejtua Dumës se sa herë flet vjell helm duke ofenduar të pranishmit. Ai theksoi se të gjithë deputetët që thyejnë rregullat duhet të ndëshkohen.

“Parimi themelor që ju nuk po respektoni është e drejta e fjalës. Sa kohë do të duhet të durojë ky parlament që një deputet të marrë fjalën dhe kur e merr fjalën të mos flasë askush tjetër. Ky është në vend për të folur. Zonja ka një problem shumë të madh me veten, që sa herë flet vetëm fyen. Do tolerojmë, por t’u thuash grave deputete që ju nuk ekzistoni nuk e di, ku ju vjen gjithë ky helm. Ti prodhon më shumë helm se sa prodhon vetë trupi. Babai yt politik le ta lexoje ndryshe, ju le ta lexoni ndryshe. Harroje që ndonjëri prej jush do ta shkelë rregulloren. Sipas parashikimeve do të merrni ndëshkim se vetëm kështu mund të vendoset, sepse baballarët ruajnë rregullin. Kushtetuta ruan shtetin, rregullorja ruan kuvendin. Fjala jepet kur ta jep kryetarja e kuvendit”,  tha Balla.

“Pranoni gabimet dhe filloni të ekzistoni”, tha Duma gjatë replikës.

“Ne ekzistojmë se kemi 74 mandate, jemi si gra jemi si burra, ne gratë s’bëhemi si burra dhe mos e dhëntë zoti të jemi ndonjëherë”, tha Bushka.

“Ata kanë mbrojtur kriminelët, kur përdoren gratë për mburojë dhe gratë përdoren për mburojë. Në 8 vite kam qenë pre e sulmit të kryeministrit. Nuk ka asnjë gjë të keqe të thuash, e keqe është t’i dalësh mburesë atje. Të dalim dhe të sillmi sikur s’ka ndodhur asnjë, kur zonjat kanë qenë pre e kryeministrit, o të njëjtin standard ose mos flisni”, tha Tabaku.

FOTO GALERI
5/39

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA