‘Të zgjatet afati i organeve të vetting-ut’/ Letra për Nikollën: Merrni masa mbështetëse!

16/11/2021 11:23
Drejtori i Përgjithshëm për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Maciej Popowski,

Në një letër drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Drejtori i Përgjithshëm për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Maciej Popowski, thekson rëndësinë e progresit të reformës në drejtësi, si një nga kushtet më të rëndësishme të hapjes së negociatave.

Prandaj ai propozon zgjatjen e afateve kushtetuese të organeve të vettingut, për të bërë të mundur vijimin e procesit pa pengesa, siç ka këshilluar njëkohësisht edhe ONM, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Në letër përmenden disa çështje të cilat sipas tyre kërkojnë ndërhyrje urgjente.

“Dhoma e Apelit vuri në vëmendje të ONM-së kërkesën e saj drejtuar Kuvendit në lidhje me përforcimin e stafit, burimet e mjaftueshme buxhetore dhe mjediset e përshtatshme. Deri më tani ONM ka marrë një sërë masash që procesi i vetingut të shkojë në rregull sipas afatit kushtetues , duke përfshirë monitorim të vazhdueshëm, statistika mujore, si dhe duke bërë rekomandime për efikasitetin e procesit.

Megjithatë, në vlerësimin e ONM-së, gjetja e mënyrave për të përshpejtuar avancimin e rasteve të verifikimit në fazën e apelit nëpërmjet burimeve njerëzore shtesë është thelbësore për të siguruar avancimin e rregullt të procesit të verifikimit nga KA.

Ndërkohë që diskutohen zgjidhje të përshtatshme në lidhje me zgjatjen e mandatit të KPK-së dhe KP-së, është thelbësore të sigurohen të gjitha masat e nevojshme parandaluese dhe të mbështetet KA në nevojat e saj të identifikuara për përmbushjen në kohë të mandatit të verifikimit, thuhet në letër.

Prandaj thuhet në vazhdim të letrës , inkurajojmë Kuvendin që të gjejë mundësi për të mbështetur më tej organet për mbarëvajtjen e këtij procesi, si shtimi i stafit, dhe i ambienteve të punës.

Komisioni Evropian, thuhet në letër, thekson edhe njëherë mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj për një sistem gjyqësor efiçent si dhe integrimin në BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA