Ministrja e Shtetit për Rininë: Buxheti i 2022-shit do përqendrohet edhe tek aktivitetet pas mësimit

16/11/2021 10:14

Ministrja e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi gjatë fjalës sot në Kuvend theksoi se ku do të përqendrohet buxheti i vitit 2022 sa i përket të rinjve.

Mes pikave ishte edhe aktiviteti jashtë mësimit për të gjithë të rinjtë.

Ajo gjithashtu, hodhi kritika ndaj deputetëve të cilët flasin me të bërtitura dhe ofendime në sallë, duke theksuar se janë shembull i keq për rininë shqiptare.

“Asgjë që bëjmë për të rinjtë nuk është mjaftueshëm. Akoma më shumë do të kërkojmë nga vetja këtë mandat të tretë. Aktivitete pas shkolle, që nga arti, aktivitet vullnetarizmi, konkurse e të tjerë. Nëse vini këtu duke bërtitur, këtë shembull do të marrin dhe të rinjtë”, tha Muzhaqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA