Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tregoi në sallën e Kuvendit audion e një bisede, sipas tij, të zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe një qyetari. Basha shprehet se Rama ofendon një qytetar krejtësisht të pambrojtur.
Debati që dëgjohet në audio:
Rama: Po ça vodha mo të …, mor maskara, mor zagar, çfarë vodha unë mor qen?
Qytetari: Që nga teatri
Rama: O rrugaç
Qytetari: Unë rrugaç apo ti që shan?
Rama: Flet me atë sheh në Francë mor maskara
Qytetari: Maskara je ti që vjedh
Basha nuk sqaron se kur është regjistruar audio dhe as në çfarë rrethanash është kryer ajo bisedë.
Kryedemokrati Basha tha se Rama ka hyrë në politikë duke pasur përkrahjen kriminelëve, një pjesë e të cilave tashmë nuk janë gjallë për shkak të intrigave të kryeministrit.
“Kur e shndërroi bashkinë e Tiranës në pastrim të parave të krimit, kur kërciste antitanku në mes të qytetit. E kam fjalën edhe për një mos përmbajtje, të përmasave jo njerëzore apo për të qenë metaforik, shtazore, ku ishte krejtësisht e panevojshme, ndaj një qytetari të pambrojtur”, tha Basha.
Kryedemokrati theksoi se një nga problemet më të mëdha të kohëve moderne është mundësia që i jepet sharlatanëve politikë të luajnë me kujtesën e qytetareve që bombardohen me një volum lajmesh, propagande, mashtrimesh që është 10 fish se 10 vite më parë.
Ai theksoi se kjo i jep mundësi sharlatanëve politikë të dalin dhe të hiqen si engjëj, kur në fakt kanë qenë autorët e fjalorit më banal që mund të imagjinojë mendja njerëzore.
“Këtu në këtë sallë, para qytetarëve në fushata elektorale, në emision televizive apo në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët. Nuk e kam fjalën për kërcënim për ato që parafolësi i ka pasur biletën e hyrjes në politikë, krah për krah me kriminele, një pjesë e të cilëve janë nën dhen, për shkak të intrigave politike”, tha Basha.
Top Channel