Të gjendur mes dy kuvendesh, i pari i thirrur nga ish-kryetari dhe i dyti nga kryetari aktual, dhjetori mund të shënojë përçarjen më të madhe të Partisë Demokratike në muajin e themelimit të saj.
Nënkryetarja demokrate Jorida Tabaku, e cila ka vendosur të shkojë në Kuvendin e thirrur më 18 dhjetor nuk beson se vendimi i Bashës do të ndajë partinë.
JORIDA TABAKU: Të gjejmë një mënyrë që në një Kuvend të PD , se një Kuvend ka PD, një vendim zyrtar është marrë nga Kryesia nuk ka dy data të ndryshme, çdo delegat të mos vendoset para dilemës ka firmosur apo jo dhe të gjejmë një rrugë për të dalë nga kjo situatë. Ky është hap për të gjetur kompromis, për t’i bërë demokratët bashkë. Çdo demokrat ka të drejtë të thotë fjalën e tij, të përfshihet.
Lulzim Basha tregoi se kishte shumicën në Kryesinë e Partisë duke rrezuar mbështetësit e Berishës, të cilët kërkuan që Kuvendi të mblidhet më 11 Dhjetor. Nga ky moment në Partine Demokratike nis puna për pergatitjen e Kuvendit të thirrur nga kryedemokrati.
JORIDA TABAKU: Një proces i brendshëm nis sipas statutit të PD, nis procesi i njoftimit të delegateve, i dhënies të mandateve, është proces që e ka drejtuar sekretariati dhe ai do e drejtojë.
Me një lëvizje suprizë Lulzim Basha vendosi t’i dalë përballë Sali Berishës duke thirrur më 18 Dhjetor një Kuvend ku kryedemokrati synon që të ndeshkojë lëvizje si te ish-Kryeministrit.
Top Channel