“Ka njerëz këtu që paguhen për shpifje, do ua provoj”/ Braçe shpërthen në Kuvend: Mua me Rezart Taçin më ndan një oqean i tërë

16/11/2021 11:59

Seanca plenare ka rifilluar pas debatit të fortë mes Ervin Salianjit dhe Erion Braçes , ku u desh edhe ndërhyrja e Gardës.

Ishte Salianji në fillim, i cili në fillim ka hedhur akuza të forta ndaj deputetit Erion Braçe duke i thënë se është përfshirë në krim dhe ka dalë në përgjimet e antimafias italiane, për dosjen e biznesmenit Rezart Taçi.

Braçe menjëherë pas rifillimit të seancës mori fjalën duke thënë se ai nuk ka komunikuar kurrë në asnjë lloj mënyrë me Taçin.

Pjesë nga debati

Braçe: Etika në këtë sallë mori fund ditën kur i gjithë mllefi u derdh mbi një fletë votimi ku ishte emri i një grua. Ja si mori fund etika atë ditë.
Se sa i shqetësuar jam unë për bujqit e di unë, në këtë sallë ka shpifës të dënuar nga gjykata. Në 18 tetor 2021 nuk kam qenë zv kryeministër . Në këtë sallë ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza, do ua provoj që paguhen me cash, këto histori me lojëra luftash përfundojnë te dita e pagesës cash, o e kam denoncuar unë Armo, mes të cilave ngjarje tragjike,kam kallëzuar në prokurori, një prokuror e mori dosjen dhe e fshiu dosjen, o s’ka fol njeri këtu. Mua dhe Taçin na ndan një oqean i tërë, s’kemi fol kurrë , nuk kemi shkëmbyer asnjëherë asgjë, s’kam shkelur kurrë në televizionin e tij, ka fytyra këtu që ka qenë.

Salianji: Nuk e di pse të djeg kaq shumë, a është zv kryeministri në përgjime apo jo, duhet parë, mos bëni si e shenjta Mari. Meqë jeni për gjykatë .
Ju doni të largoni vëmendjen duke bërë zhurmë, se ku shkojnë paratë e buxhetit të shtetit.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA