Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur sot në Fushë-Krujë. Prej aty Berisha ka kujtuar kohën kur dha dorëheqjen në vitin 2013 menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve.
Ai thekson se prej asaj kohe Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë në vend që t’u rritej mirëqenia e tyre, të përmirësoheshin shërbimet, të konsolidohej ekonomia e tregut, ndodhi e kundërta.
Berisha: Ju informoj se kryetari juaj zoti Agron Lokja ka qenë ndër të parët që ka mbështetur këtë nismë dhe në një bisedë që zhvillova me të në zyrën time mbeta i inkurajuar me lëvizjen që nisëm dhe sot ka pushtuar mendjen dhe zemrat e qindra, mijërave demokratëve në Shqipëri, emigracion dhe diasporë, qytetarëve shqiptarë që duan të ndërtojnë të ardhmen në këtë vend, por shohin si pengesë të pakapërcyeshme muret e ndërtuara nga narkoshteti. Foltorja, apo revolucioni ynë paqësor ka bërë miq në mbarë Europën dhe botën dhe e shohin këtë si të vetmin zhvillim pozitiv të 8 viteve të fundit në Shqipëri. Foltorja e cila së pari ndezi shpresat në zemrat e demokratëve është shndërruar në dritë shpresë, tunelin e zi në të cilin kishte ngujuar narkoshteti shqiptar qytetarët e këtij vendi.
Foltorja u thirr nga ndërgjegjja, ideale e demokratëve në një moment shumë kritik për vendin dhe kombin. Në 2013 në Shqipëri u ndërrua pushteti me votën e qytetarëve shqiptar u zgjodh një kryeministër tjetër. Ish-kryeministri Berisha njohu përgjegjësinë e tij për humbjen e zgjedhjeve dhe hapi krahun për në gjeneratë të re me besimin e madhe se kjo gjeneratë do mund të çonte ne horizonte të reja opozitën dhe Shqipërinë. Por 8 vite ishte vitet në të cilat si në asnjë vend tjetër të Europës u regjistruan rekordet më të zeza. Në këto 8 vite shqiptarët në vend që t’u rritej mirëqenia e tyre, të përmirësoheshin shërbimet, të konsolidohej ekonomia e tregut, ndodhi e kundërta.
Top Channel