Debati në Kuvend/ Tabaku i kujton Ramës fjalët e bashkëshortes së tij: T’ia thotë në shtëpi!

16/11/2021 12:48

Gratë deputete janë përfshirë në debat të ashpër sot në sallën e kuvendit ndërsa po diskutohet projektbuxheti i vitit 2022.

Gjatë përballjes mes ministres balluku dhe demokrateve Duma dhe Tabaku,. kjo e fundit u është drejtuar socialistëve duke rikujtuar skenën e djeshme të ndodhur, ku kryeministri Edi Rama iu drejtua me fjalët “balonë tabake”.

Ajo përmendi një shprehje të bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama, ku përmendej respekti, duKe irozniuar se duhet t’ia thotë dhe në shpi kreut te qeverisë.

Më vjen keq që ky diskutim nisi e përfundoi si burra kundër grave dhe gra kundër burrave. Jam shumë dakord me zonjën Balluku se jemi këtu në politikë për t’i dalë zot çdo gjëje jo se jemi gra, por kemi ardhur këtu dhe besoj se secili i del zot vetes pa përdorur asnjë justifikim. Mua më vjen znj. Balluku që mund të jem i vetmi njeri në parlament në 9 vite që s’kam përmendur asnjë person personalisht. Jam fyer vetëm pse kam folur me shifra e fakte, edhe në gjykatë më ka çuar kryeministri juaj dhe kurrë nuk e kam dëgjuar një fjalë nga një koleg i juaji në mbështetje.

Doja me shumë respekt të citoja një zonjë që besoj për ju është e nderuar dhe që kryeministri e vlerëson që thotë: ‘Për mua kalimi i kufirit etik nuk duhet të ndodhë kurrë. Është përtej gjinisë, është përtej politikës, është përtej profesionit, është përtej gjithçkaje. Do të ketë kritikën time gjithkush që do ta kalonte këtë kufi’. Shpresoj që znj. Linda Rama që i ka thënë këto fjalë t’ia thotë kryeministrit në shtëpi, njëkohësisht t’i lexojnë dhe deputetët e PS. Ky parlament nuk mund të kthehet në një lumë e baltë akuzash dhe na takon ne të parëve ta bëjmë këtë.

Le të flasin për buxhetin se kanë dy ditë qytetarët që presin të dëgjojnë për buxhetin dhe dëgjojnë fyeje dhe akuza. Le ta ngremë standardin dhe nivelin e diskutimit. Të mos bëjmë se jemi të ofenduara pse jemi gra dhe femra. T’i dalim për zot asaj foltores me fakte e shifra. Besoj se kushdo në politikë e jep shembullin se si bën politikë. Nuk duhet ta bëjmë këtë diskutim këtu. Nuk është një debat mes nesh dhe zotërinjve në parlament. Është kthyer parlamenti në një lumë e baltë akuzash dhe qytetarët nuk po marrin vesh asgjë. Lexojani kryeministrit tuaj fjalët që zonja e tij ka thënë dhe unë ia lexova me shumë respekt”, tha Tabaku.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA