Buxheti 2022/ Bozo: Pensionistët të mos paguhen më pak se minimuni jetik, t’u ofrohet punë në qendrat sociale

16/11/2021 14:49

Pensionistët dhe kërkesa për të rritur pensionet ishte një ndër problemet që deputetja Luljeta Bozo paraqiti sot në kuvend.

Në seancën maratonë, ku po diskutohet për projekt buxhetin e vitit 2022, Bozo kërkoi që pensioni të mos jetë nën minimumin jetik. Ajo kërkoi të raportohet numri i pensionistëve që marrin nën 20.000 lekë në muaj dhe të rimbursohen të gjitha ilaçet.

Duhet të kemi parasysh që kemi mbi 500 mijë pensionistë, që janë një pasuri e madhe kombëtare. Të rregullohet legjislacioni për pensionistët. Të përcaktohet sa është minimumi jetik dhe për pasojë pensioni minimal të mos jetë më i vogël se kaq. Në këtë buxhet janë parashikuar dy masa për ta, indeksimi i pensionit sipas masës së inflacionit dhe bonusi i vitit të ri. Nuk është e mjaftueshme. Së treti në numrin total të pensionistëve, të na raportohet sa janë ata që kanë pension më të vogël se 20 mijë lekë. Mendoj se shërbimi shëndetësor falas, duhet kontrolluar se duhet të jetë i tillë për vizitat e kontrollet. Pensionistët duhet të marrin të gjitha ilaçet e rimbursueshme”.

Deputetja më e vjetër e kuvendit kërkoi që t’u jepet mundësi të moshuarve të punojnë vullnetarisht në qendra sociale, ku nuk do të ndihen të përjashtuar nga shoqëria.

Kemi shumë pensionistë që kanë qenë profesionistë të shkëlqyer. Këto kapacitete duhet shfrytëzuar me zgjuarsi e ata të shpërblehen. Në këtë mënyrë ata mund të fitojnë më shumë, e mbi të gjitha nuk do e ndjejnë veten e përjashtuar nga shoqëria. Duhet shtuar qendrat sociale, ku të punojnë vullnetarisht të rinjtë, e në këto qendra pensionistët do të kalojnë këndshëm një pjesë të kohës”, tha Bozo.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA