Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që nuk janë bërë pjesë e foltores së tij, marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe të mos e konsiderojnë veten peng të një pengu.
Ai ka kërkuar që të angazhohen në një dialog dhe se 8 vitet e tyre në opozitë janë për faj të Bashës.
“Këto kohë që na kanë mbetur të angazhohemi në një dialog intensiv me të gjithë ata që përsëri kanë një ndjenjë të veçantë për pengkryertarin. Iu themi se nuk kemi asgjë me ju që mendoni në këtë mënyrë, jeni pjesë e çmuar e jona, jeni të mirëpritur në Kuvend, nëse doni të bëni propozime për statut i bëni dhe ne i konsiderojmë, por ju nuk duhet ta konsideroni veten peng të një pengu. Ju jeni njerëz me ideale dhe njerëz të sakrificës, keni ndenjur 8 vite në opozitë për faj të kryetarit, sëbashku të bashkohemi në këtë përpjekje të madhe. të lehtë se kemi, por ju garantoj ju se me rikthimin e votës së lirë në të gjitha institucionet e PD”, tha Berisha.
Top Channel