Balla: Buxheti 2022 i drejtësisë sociale, përfitojnë dhe naftëtarët e Ballshit e minatorët e Bulqizës

16/11/2021 13:05

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla këtë të martë deklaroi se “buxheti 2022 është një buxhet i drejtësisë sociale” dhe sipas tij ka në thelb mbështetjen për ata persona që kanë më shumë nevojë.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se ky është buxheti i drejtësisë sociale dhe unë jam shumë krenar që grupi i PS-së do ta mbështesë.

Sipas tij, ky është dallimi mes të majtës dhe të djathtës, pasi PD është një parti me binarë të qartë dhe në themel të saj janë njerëzit që kanë më shumë nevojë.

Ju të PD-së jeni parti konservatore, këtu është dallimi i madh”, tha Balla.

Për kreun e grupit parlamentar të PS, ky është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë vendi, duke theksuar më tej se ky është një buxhet që synon të rimëkëmbë tërësisht ekonominë pas dy fatkeqësive shekullore, si pandemia dhe tërmeti.

Buxheti mbështet rritjen ekonomike të vendit, duke lënë pas krizën. Po ashtu, mbështet shtresat më në nevojë. Ne japim 1.5 miliard dollarë për pensionet, 238 milionë dollarë për ndihmën ekonomike dhe personat dhe aftësi ndryshe, 22 milionë dollarë për bebet e prosalindura me një politikë që kur ishit ju, e kishit vetëm 50 mijë lekë të vjetra”, tha Balla, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës në Kuvend.

Ai tha se në këtë buxhet janë ndarë edhe 15 milionë dollarë për naftëtarët e Ballshit, të cilët për shkak të një privatizimi korruptiv të PD-së ngelen pa punë. Balla tha se nuk janë harruar as minatorët e Bulqizës.

Në buxhet janë 1.2 miliard dollarë investime publike, buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria në këto 30 vite tranzicion të vendit”, tha ai.

Balla theksoi se gjithashtu ndihma ekonomike rritet me 10% dhe parashikohet indeksimi i pensioneve, si dhe bonusi i fundvitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA