“Ti duhet të thoje Suel Çelës ia thyej brinjët”, Basha i reagon keq Nokës: Pse ishe për 4 orë në Elbasan?

15/11/2021 20:00

Përplasjet brenda Partisë Demokratike këtë të hënë u thelluan akoma edhe më shumë pas vendimit të kreut të kësaj partie Lulzim Basha për të mbledhur Kuvendin Kombëtar me datë 18 dhjetor. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, kanë paraqitur javën e shkuar kërkesën, mbështetur në firmat e 4200 anëtarëve të Kuvendit, për ta thirrur atë një javë më parë.

Në mbledhjen e kryesisë, e cila ka nisur sot pasdite, ka pasur një përplasje me tone të larta mes kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe Flamur Nokës në lidhje me Elbasanin. Basha ka hedhur akuza se Suel Çela ka marrë peng kryetarët e grup seksioneve për të firmosur dhe se Aqif Rakipi është përfshirë në procesin e mbledhjes së firmave për thirrjen e Kuvendit.

Flamur Noka: Thoni se po  e organizon Aqif Rakipi, Suel Cela, Rraja, Tom Doshi. Është shumë e rëndë kjo deklaratë. Po thon indirekt që Sali Berisha paska lidhje me bandat. Në rast se delegatët e Elbasanit janë intimiduar nga kushdoqoftë, atëherë unë jap dorëheqje. Se cfarë bëjnë njerëzit në punë të tyre, kjo është punë e tyre.

Lulzim Basha: Tani, që Aqif Rakipi është futur me kokë në ëetë proces, e ka marrë vesh gjithë Elbasani. A është futur Suel Çela? Po është futur! Dhe jam i bindur se është me porosi të Edi Ramës dhe jo të Sali Berishës. Po cfarë mund të bëjë një 20 e ca vjecar 4 orë nën presionin e Suel Celës përvecse të firmosë? Është turpi i kësaj partie të rrijë nën mëshirë të Suel Celës, Aqif Rakipit, Tom Doshit dhe Xhelal Rrajes. Po detyra jote Flamur është t’i thuash atyre demokratëve që të ankohen në Elbasan për Suel Çelën “Suel Çelës ia thyej brinjët këtu”, po ti 4 orë rri në Elbasan dhe ikën. E kam të pamundur në cdo qelizë të trurit tim të pranoj Sali Berishën si porositës, por ai që gjen kohën për të reaguar për cdo gjë dhe nuk gjen  kohën për të reaguar për këtë, kjo nuk e nderon. Asnjë fjale për Aqif Rakipin, asnjë fjalë për Suel Çelën.

Flamur Noka: Kryesia është ilegjtime se është zgjedh me votë të hapur.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA