Kryeministri Edi Rama duke shpjeguar buxhetin e vitit 2022 tha se në plan është edhe kadastra digjitale, e cila do të shmangë kontaktet në zyrat e lëshimit të certifikatave të pronave.
Rama u shpreh se janë financuar para po ashtu në sigurimin e dronëve inteligjentë dhe satelitëve, që do të monitorojnë monitorin dhe do të evidentojnë parregullsitë.
“Kadastra digjitale është në proces të avancuar, e dimë shumë mirë se çfarë plage është në marrëdhënien mes shtetit dhe qytetarit çështja e marrjes së pronësisë. Me digjitalizimin edhe kadastra do të jetë një institucion i aseksueshëm përmes kompjuterit dhe do të japë të gjitha dokumentet e pronësisë bazuar në vulat elektronike. Mbrojtja e territorit hyn në një fazë tjetër, falë buxhetit të vitit 2022 falë satelitëve dhe dronëve inteligjentë. Ku do të na japë të dhëna për të gjitha krimet e mjedisit në territor, te ndërtimet pa leje, e deri në aspekte që kanë të bëjnë me bujqësinë, energjinë, me lumenjtë, zjarret dhe pa lënë mënjane luftën kundër krimit në sensin e një potenciali komplet tjetër të identifikimit dhe elementëve kriminal. Qendra digjitale e qarkullimit rrugor është në proces. Jemi sot në kushtet ku kemi gati njërën pjesë dhe tani duhet të kalojmë në pjesën tjetër që është shtrirja e kamerave inteligjente për të monitoruar qarkullimin, duke hequr nga rrugët policinë dhe patrullat, trarët apo kontrollet në rrugë”, tha Rama.
Kryeministri i mëshoi më tej edhe mbrojtjes kibernetike, ku tha se do krijohet një qendër e mbrojtjes kibernetike te të gjitha sistemet e komunikimit:
Mbrojtja kibernetike do të futet në prioritetet tona dhe do të financohet në mënyrë të posaçme duke krijuar një qendër të mbrojtjes kibernetike të të gjitha sistemeve tona të komunikimit. Edukimi teknologjik i fëmijëve i të rriturve përbëjnë një paketë që shton plus 6.5 mln dollarë nga çfarë kishim në dispozicion këtë vit lidhur me teknologjinë. Me fondet e të tertëve kjo shifër do të arrijë në 100 mln dollarë në vitin 2022. Këtu dua të vlerësoj rolin e ri të Ministrisë së Mbrojtjes që do të kthehet në qendër të re graviteti për Shqipërinë digjitale. Më tutje shëndetësia, arsimi dhe mjedisi. Buxheti i Shëndetësisë shkon në 91.3 mld, që përbën 4.89 të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Buxheti për shëndetësinë financon 3.6% të prodhimit të brendshëm. Sa i përket arsimit janë disa hapa të rinj që hidhen dhe financohen nga buxheti, përfshirja e gjuhës angleze në klasën e parë. Futja e mësimit të teknologjisë digjitale në ciklin e ulët dhe një riorientim kurrikuluar drejt shkencës, teknologjisë, matematikës i lidhur me këtë përfshirje me rrugën e edukimit digjital të më të vegjëlve. Për laboratërot e shkollave dhe mësimin e informatikës, janë 1.9 mld ose 19 mln dollarë. Do të ketë një rëndësi të veçantë për artin dhe zejet, ku përfshihet edhe teknologjia. Programet po detajohen dhe qysh për vitin e ardhshëm shkollor do të jenë të shtrirë në të gjitha shkollat. Disa hapa do të bëhen në muajt e parë të viteve të ardhshme. Për universitetet është e vetmja rrugë ndërkombëtarizimi. Kemi një tryezë të përbashkët të qeverisë me rektorët e universiteteve.
Rama pati më tej edhe një paralajmërim për bashkitë: Një tjetër hap është pastërtia. Ajo e qyteteve, e plazheve, e trashëgimisë kulturore. Këtu do të hyjmë me një buxhet të përshtatshëm. Dua të ritheksoj sot, se pushteti vendor duhet të marri mesazhin që pastërtia dhe garantimi i pastrimit në të gjithë perimetrin e tyre është një kriter i pa tjetërsueshëm i përcaktimit të masës për pushtetin vendor. Siç kemi vendosur një fond për të mbështetur ato që performojnë si duhet. Do të marrin masa financiare dhe masa drastike administrative ato që performojnë dobët. Asnjë buxhet bashkiak që nuk do të ketë të garantuar buxhetin e bashkimit.
Top Channel