Protesta para Kryeministrisë dhe Selisë blu? Berisha: Çdo përpjekje për të bllokuar këtë vullkan

15/11/2021 19:52

Ish kreu historik i PD-së, Sali Berisha doli në një konferencë për media, pasi Kryedemokrati Basha vendosi sot që të thërrasë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 18 dhjetor, fiks një javë nga data që ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha, 11 dhjetor.

I pyetur nga gazetarët nëse pas paralajmërimeve për Kryedemokratin Basha dhe kryeministrin Rama që asnjëri prej tyre të mos luajë me revolucionin paqësor, nëse nënkupton kjo protesta para kryeministrisë dhe përpara selisë blu, Berisha u shpreh se:

“Nënkuptoj përgjigjet më të përshtatshme ndaj çdo përpjekje për të bllokuar këtë uragan apo këtë vullkan që po rikthen pluralizmin, përsa i përket protestave e kam theksuar dhe e theksoj populli votë dhunuar, qytetarët të cilëve Rama ju rrëmbeu votën me patronazhistët e tij, si hije mesjetare, me drogën dhe paratë e krimit, me tenderat e prokurimet, përbën domosdoshmëri absolute që të përballet me qytetarët që votojnë, me kënd duhet protestën e tyre. Për të qenë i sinqertë”.

Top Channel