Projektbuxheti i vitit 2022, Balluku: Vonesa në projektin e Unazës prej shpronësimeve

15/11/2021 14:15

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha sot nga foltorja e Kuvendit se vonesa në përfundimin e Unazës ka ndodhur vetëm prej çështjes së shpronësimeve. Sipas saj kjo është një prej projekteve që pritet të përfundojë në vitin 2022.

“Nuk është një tunel i PS, por që do ta përdorin të gjithë, ka qenë ëndërr e të gjithëve. Unaza e Jashtme e Tiranës një nga projektet më të rëndësishme, duke u mbyllur të gjitha lotet, problemi kryesor që krijon vonesat është çështja e shpronësimeve, për shkak të mungesës së dokumentacionit të truallit. Në vitin 2022 do zgjerohet aksi nga Elbasani deri në Qafë Thanë, duke qenë se është pjesë e korridorit C8”, tha Balluku.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta