Përballja e shifrave të buxhetit/ Ministrat shpjegojnë buxhetin. Opozita kritika për taksat, bujqësinë dhe pagat

15/11/2021 19:33

Shqyrtimi në parim i buxhetit për vitin 2022 dhe paketës fiskale ka përplasur në parlament mazhorancën dhe opozitën në seancën maratonë të së hënës e cila vijon ende punimet.

Buxheti i qytetarëve dhe i rimëkëmbjes e cilësojnë përfaqësuesit e qeverisë, teksa për deputetët e opozitës drafti nuk parashikon mbështetje për shtresat në nevojë.

Kritikat më të forta janë lëshuar për paketën fiskale pasi sipas deputetëve të opozitës ndryshimet e propozuara do të godasin rëndë bujqësinë dhe sektorin prodhues.

Buxheti për vitin 2022 arrin në 5.2 miliardë euro dhe parashikon një nivel ambicioz të ardhurash prej rreth 4.4 miliardë euro apo 537 miliardë lekë. Qeveria prêt që ekonomia vitin e ardhshëm të arrijë në 4.1%, ndërsa synon uljen e borxhit publik në 78.9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA