Tensione të shumta janë shënuar sot në mbledhjen e Kryesisë së PD, ku ka pasur vazhdimisht konflikte. Në fjalën e tij, Aldo Bumçi ka kërkuar që të mbështetet propozimi i Edi Palokës.
Ndër të tjera theksoi se nuk mund të shumëzohen me zero mbi 4200 firma kur janë fuqia reale. Bumçi pati dhe një konflikt me Jemin Gjanën, i cili tha se se personat që i janë bashkuar foltores së Berishës janë milionerë, ndërsa ai ende dhe sot e kësaj dite jeton në një shtëpi që i është dhënë nga enti i banesave.
Debati mes tyre ka qenë me tone të larta, por nuk ka pasur në asnjë moment konfrontim fizik. Bardhi dhe Strazimiri janë afruar kur janë ngritur tone duke ndërhyrë për të shmangur cdo përplasje të mundshme.
Aldo Bumçi: Ndryshe nga Berisha në 2001 apo Rama në 2009, Basha zgjodhi të mos ndërmerrte asnjë kushtëzim për qeverinë. Vendiminpër përjashtimin e Berishës u mor pa respektuar askënd, e mori i vetëm duke futur në krizë opozitën dhe jo qeverinë.
Kriza e dytë buron nga braktisja e masakrës zgjedhore. Me raportin kritik për zgjedhjet, nuk u ndërmor asnjë hap. Çfarë mund ti thotë më votuesit shqiptar Lulzim Basha pas 8 vitesh, çfarë aksioni do t’i propozojë që nuk e bëri? Basha me qëndrimin e tij po fut në krizë PD-në. Është krizë e Bashës dhe jo e të tjerëve.
Sot pas dy humbjesh radhazi, pasi demokratët ju ndoqën në çdo aksion si asnjë lider tjetër, protesta djegie mandatesh, çadra etij. Braktisje zgjedhjesh lokale, përgjegjësia e madhe është juaja z.Basha. Nuk mund të shumëzohen me zero mbi 4200 firma. Ato janë fuqia reale. Ne jemi në krizë se humbën zgjedhjet për herë të dytë dhe këtu kemi përgjegjësi të gjithë. Por përgjegjësinë më të madhe, si në çdo parti tjetër e ka kryetari. Të mbështetet propozimi i zotit Paloka, të përdoren negociatat si zgjidhje.
Gjana: Unë kam qenë ministër, por me shtëpi shteti jam. Ministrat e foltores janë pasuruar.
Bumçi: E ke për mua se vetëm unë kam qenë ministër? Pse akuzon?
Gjana: Mos ndërhy ti.
Top Channel