Kryeministri Edi Rama i mori me radhë sektorët ku qeveria do të injektojë buxhetin e 2022.
Rama tha se në bujqësi do të rriten fondet edhe më shumë: Bujqësia, mendoj që buxheti 2022 është kuptim plotë në mbështetjen e këtij sektori, pavarësisht shprehjeve të pakënaqësive dhe refuzimit për të kuptuar se këtu kemi të bëjmë me një qasje, dhe dua t’ju them atyre që ankohen, pra nuk kemi ulur fonde por i kemi rritur ato, në një sektor i cili shkon në 350 milion , llogariteni se çfarë efekti ka një masë prej 7.8 mln, një masë që është heq nga buxheti i shteti në formën e incentivës, ndërsa tani shtohet duke iu shtuar fondit.
Sot kemi 323 përqind me shumë eksporte se sa 2013, dhe ndërkohë me buxhetin e 2022 shkojnë në 12.7 mld.
Buxheti 7.1 mld është pjesë e programit rural për mbështetjen e bujqve. Po ashtu dhe nafta pa taksa për fermerët, numri i tyre lidhet me numrin e fermerë të regjistruar. Kemi një shumë të konsiderueshme për sigurinë e ushqimore, 23 mld dollarë. Të gjitha këto lidhen me atë që është edhe një shtyllë e paluajtshme e zhvillimit tonë ekonomik që është turizmi.
Ndërsa për sa i përket sektorit të turizmi Rama përmendi me radhë projektet e aeroporteve dhe porteve.
“Me të do vijojmë të kemi rritje, por kemi sfidën që ajo të mos jetë thjesht në numë por të jetë shumë më e lartë në të ardhura pavarësisht numrit.
Për këtë na vlejnë të gjitha projektet që kemi thënë, në 28 nëntor hapim kantierin në Vlorë për aeroportin, është fundi u një kalvari të gjatë , po ashtu brenda pak javësh fillon puna për portin turistik të Vlorës. Ju ftoj të gjithëve pa dallim. Kjo do krijojë një zinxhir të ri vlerë në Vlorë dhe impakt në ekonomi. Uroj të përfundojmë dhe lidhjen e kontratës për portin Turistik të Durrësit, ndërsa në Sarandë puna ka filluar, dhe të gjitha këto lidhen me investimet ne infrastrukturë. Tani kush sheh ëndrra në gjumë nuk e kupton këtë.
Tjetër ne do vazhdojmë të qëndrojmë fort asaj që do jemi mburojë për familjet në raport me çmimet, ne do vazhdojmë të mbajmë çmimin aktual.
Dua të flas edhe për disa garanci sovrane që do jenë në dispozicion për sektorë të ndryshëm që nga ajo për manifakturën dhe sipërmarrjen, turizmin dhe sot jemi në përgatitje , për një tjetër që lidhet me strehimin. Lajmi i mirë është se në janar të 2021 me librat e shtetit flas, janë rekuperuar të gjitha vendet e humbura nga pandemia, dhe rritja ekonomike do të vijojë duke bërë që të jemi optimist që norma e papunësisë na 11.4 prq të ulet në 10.3 , dhe të bëjmë çmos që të rrisim hapësirën për vende pune të paguar më shumë”, tha kryeministri.
Top Channel