Modelja e kthyer në shefe bande kriminale urdhëron ekzekutimin e bashkëshortit në ditëlindje (fotot)

15/11/2021 20:39

Modelja Camila Marodin është arrestuar së fundmi me akuza drejtimi të një bande kriminale që mes të tjerëve ka vrarë dhe bashkëshortin e saj dhe dy oficerë policie në Brazil.

Policia thotë se Ricardo Marodin u qëllua për vdekje gjatë festës së ditëlindjes së birit të tij dhe të Camila nga oficerë policie që besohet se punonin për të.

Por prej nisjes së hetimeve autoritetet kishin si të dyshuar Camila Marodin e cila u arrestua në fundjavë në qytetin bregdetar brazilian të Matinhos në Parana.

Camila më parë pretendonte se burri i saj është ekzekutuar në një rast të identitetit të gabuar, por tashmë besohet se ajo ka orkestruar vrasjen e tij dhe tre ditë më vonë të dy ish-oficerëve të policisë.

Kreu vendor i policisë Colonel Barroso tha se arrestimi i modeles ishte planifikuar por u miratua pas vdekjes së dy ish-policëve Thiago Cesar Carvalho e Guilherme Antonio da Costa, që u vranë në zonën Cajuru në Parana, tre ditë pas Ricardo.

Barroso tha se gjatë hetimeve në llogarinë e Camilas u gjetën transferta prej 1.3 milionë real brazilianë (rreth $200 000).

Rrjeti ‘Em Tempo’, tha se bashkë me paratë Camilas i ishin sekuestruar dhe 13 prona që besohet se zotëroheshin nga grupi kriminal.

Oficerët kapën gjithashtu dy makina Audi, një Honda, një Chevrolet Camaro e një Porsche.

Ricardo Marodin u qëllua për vdekje në fund të ditëlindjes së djalit të tij javës që shkoi në  Pinhais.

Katër njerëz të armatosur kishin ardhur me një makinë Volkswagen Voyage dhe qëlluan shumë herë Ricardon, i cili vdiq në vend.

FOTO GALERI
1/6
Modelja Camila Marodin është arrestuar së fundmi me akuza drejtimi të një bande kriminale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA