“Jeni bërë bajat”/ Basha: Shqiptarët po shtojnë listat e borxheve në furrat e bukës, qeveria rrit PPP-të

15/11/2021 11:13

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur këtë të hënë në një seancë maratonë për të diskutuar për projekt buxhetin e vitit 2022.

Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për rritje pagash dhe pensionesh, ndërsa Basha foli për një realitet krejt tjetër.

Sipas tij, janë shtuar qytetarët që nuk mund të blejnë as produktet bazë të jetesës, që po shtojnë listat e borxheve akuzoi qeveria  se nuk po bën asgjë për ta.

Çmimet vrapojnë dhe parakalojnë gjasme indeksimin e vobektë të rrogave dhe pensioneve.

E ndërkohë, për këtë valë të madhe të njerëzve të zhytur në varfëri dy vitet e fundit, që i shtohet atyre që nuk e kanë kërkuar shpëtimin nga mjerimi nëpërmjet largimit nga vendi, nuk ka asnjë plan nga ju. Në radhët e gjatë të njerëzve në vështirësi ekonomike, që përballen me pamundësinë për të shtruar sofrën për veten dhe fëmijët e tyre,. Të atyre që përditë shënojnë emrat në listat e pafundme të borxheve nëpër ushqimoret e Shqipërisë, mbeten të braktisurit e mëdhenj, sepse asgjë nuk është parashikuar për ta”.

Kryedemokrati u shpreh se “nuk duhet të jesh ekonomist, apo ekspert financash, që të kuptosh se si buxheti i shtetit po vendoset në funksion të klientëve të qeverisë”.

Deri më tani plani kryesor që keni bërë të ditur është hapja e thesit për të dyshuarit e zakonshëm, oborrtarët e koncesioneve.

113 milion euro i kanë caktuar për PPP-të me njerëzit e tyre. Një shifër pesë herë më e lartë se fondi i parashikuar për indeksimin e fondeve. Ose 3 herë me e lartë se fondet vjetore që ndahen për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë!

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA