Frrok Çupi: Detyra e PD, të përjashtojë Berishën dhe familjen e tij

15/11/2021 22:53

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ po diskutohet rreth ‘betejës politike’ mes Kryedemokratit Basha dhe ish kreut historik të PD-së, Sali Berisha.

Frrok Çupi u shpreh se detyra e PD ka qenë përjashtimi nga partia së bashku me familjen e tij e ish kryeministrit Berisha.

Sipas tij Partia Demokratike u tregua ‘e paaftë’ për të larguar Berishën dhe familjen e tij të korruptuar.

Çupi: E gjithë që ndodh në PD dhe gjithçka do të ndodhë deri më datë 18 ka një arsye, përjashtimi i Berishës nga PD. Detyrë e PD është të ndahet prej këtij njeriu, që ka krijuar korrupsionin maksimal, ka goditur shtetin e demokracisë, ka hyrë në korrupsion familjar dhe ka kryer krime të tjera në vend. PD u tregua e paaftë për ti thënë zhduku prej trupit tonë. Asnjë prej PD nuk e ka familjen kriminale pse të luftojnë për Sali Berishën? Asnjë prej tyre nuk është shpallur minus i PD dhe të gjithë këta janë të paaftë mendërisht dhe politikisht për ti thënë Berishës jashtë ty dhe familjes tënde.

Top Channel