E krahasoi me Vuçiçin dhe Dodikun/ Berisha i përgjigjet Bashës: Foltorja po të nxjerr mënjanë! Shitja që i ke bërë shpirtit tënd është vepër e jotja

15/11/2021 19:35

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, pasi ky i fundit në mbledhjen e Kryesisë së PD-së u shpreh se PD nuk mund të funksionojë me struktura paralele, ndërsa shtoi se vetëm Vuçiç në Kosovë kërkon struktura paralele dhe Dodiku në Bosnje.

Berisha u shpreh se foltorja është duke e nxjerrë mënjëanë kryedemokratin Lulzim Basha, dhe theksoi se se shitja që ai i ka bërë shpirtit të tij është vepër e tij dhe jo e demokratëve.

Pyetje: Si e komentoni deklaratën e Bashës “PD nuk mund të funksionojë me struktura paralele. Vetëm Vuçiç ne Kosove kerkon struktura paralele dhe Dodiku ne Bosnje”.

Berisha: Pengkryetarit i them se shitja që i ke bërë shpirtit tënd është vepër e jotja, jo e demokratëve. Nuk janë demokratët që kanë ndërtuar dosjen e pengmarrjes tënde. I them se ke që nga shtatori dhe deri sot i ndryrë brenda 4 mureve, s’ke takuar dot dhe se takon dot anëtarë, madje as qytetarë pa parti sepse nuk është kollaj që këta të fundit të japin dorën një të pabesi, të ulen dhe arsyetojnë me një njeri që pas 8 viteve s’premton gjë tjetër vetëm po të ketë jetë dhe po të mos ishte foltorja do preferonte të rrinte 80 vite në opozitë. Foltorja po e nxjerr mënjanë.

Top Channel