Debat i ashpër në Kuvend/ Basha-Ramës: Egjiptin e ke vizituar, por në Zimbabve kur do të shkosh?!

15/11/2021 12:19

Projekt-buxheti i vitit 2022 ka vënë përballë kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha këtë të hënë në sallën e Kuvendit.

Përmes një retorike të ashpër ata kanë ofenduar njëri-tjetrin dhe hedhur akuza të rënda.

Basha ka ripërsëritur se Shqipëria është në të njëjtin nivel ekonomik me Zimbabve dhe Mozambikun.

“Shikojini komshinjtë e Shqipërisë,  Zimbabve dhe Mozambiku, gjysmën i ke në Departament të Shtetit. Egjiptin e ke vizituar, por në Zimbabve kur do të shkosh me jahtin që të kanë fal oligarkët? Këto janë fakte, shkaqet e varfërisë, shkaqet e krizës së demokracisë, janë një grup politikanësh që kanë bashkëpunuar me një grusht kriminelësh për të mbajtur frenat e pushtetit dhe varfëruar shqiptarët. Aq më shumë këtë seancë që do ta përdorë buxhetin si letër ambalazhi për karuselin. Për 8 vite me radhë ke shkuar tek 1936 katastrofën kombëtare”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA