Bashkëpunim me Suel Çelën dhe Aqif Rakipin? Berisha i përgjigjet akuzave të Bashës

15/11/2021 19:56

Pasditen e sotme në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha se ka përdorur Suel Çelën dhe Aqif Rakipin për të siguruar votat e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Në konferencën për media që ish-kryeministri Sali Berisha pati me gazetarët iu përgjigj akuzave duke thënë se Basha nuk di gjë tjetër vetëm që të gënjejë. Po ashtu në përfundim të përgjigjes së tij Berisha theksoi se “mund të jap edhe një përgjigje tjetër, por po e lëmë, po jap këtë”.

Pyetje: Ka pasur akuza sot nga Basha në Kryesinë e PD-së se Suel Çela ka marrë peng kryetarët e grup seksioneve për të firmosur dhe se Aqif Rakipi është përfshirë në procesin e mbledhjes së firmave për thirrjen e Kuvendit. Keni dijeni?

Berisha: Ka një anë që është bërë e qartë si ajo dritë aty, që Lul Basha nuk di gjë tjetër vetëm se të gënjejë. Gënjeshtra e radhës e tij. Duhet të jeni të vetëdijshëm se ai që gënjen të tijtë, ai nuk lë njeri pa gënjyer dhe unë këto kohë e kam thënë dhe po jua them se nuk kam gjetur një demokrat që nuk thotë se nuk më ka injoruar Basha. Mund të jap edhe një përgjigje tjetër, por po e lëmë, po jap këtë.

Top Channel