Basha e përjashtoi nga grupi PD-së/ Berisha befason: Shumë shpejt do shkoj në parlament. Ja pse kam munguar

15/11/2021 19:45

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se shumë shpejt do të shkojë në parlament dhe do të mbrojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë nga narkoshtetit.

Berisha tha se deri tani ka munguar se është përqendruar të foltorja, të cilën e quajti ‘mrekulli shqiptare’.

“Kam munguar, por do shkoj. Jam përqendruar totalisht në këtë mrekulli shqiptare, e cila më ka tërhequr në të gjithë qenien time, por kjo nuk do të thotë që unë nuk do të shkoj shpejt në parlament dhe nuk do mbroj të drejtat e qytetarëve shqiptarë ndaj narkoshtetit. Në një farë mënyrë foltorja krahasuar me polemikat vulgare të pengmarrësit dhe pengut të tij është disa herë më eprore dhe tërheqëse. Unë do shkoj në parlament, kam munguar”, tha Berisha.

Kujtojmë se Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, pash shpalljes së tij non grata nga SHBA. Ishte Basha ai që mori këtë vendim, vendim i cili pasoi këto lëvizje të ish-liderit historik të PD-së.

Top Channel