Bardhi çohet në këmbë! Rama: Ore ç’keni! Lulzim pse nuk shkon të flasësh për ‘Toyota Yaris’?

15/11/2021 12:30

Teksa Kryeministri Edi Rama ishte në foltore, Gazmend Bardhi nga vendi fliste duke i ndërprerë fjalimin.

Kryeministri Edi Rama i kërkoi disa herë të ulej, duke i thënë të mos e ngatërronte me Edi Palokën.

Po ashtu Rama i përmendi Bashës edhe çështjen e Toyota Yaris duke e pyetur se përse ai nuk shkon të dëshmojë.

“Orë ca është ky mo, orë pse nuk qetësohuni? Më lini të flas. Ka mundësi të mbaroj fjalën unë? Dilni këtu dhe nuk lini gjë pa folur ndërkohë që nuk na lini të flasim neve. Lulzim pse nuk shkon në gjykatë për ‘Toyota Yaris’? Të kanë thirrur disa herë, pse nuk shkon? Se të kanë thirrur si person në dijeni, mos hajde ta përmendësh këtu”, tha  Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA