Nisi këtë të diel puna për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, një ëndërr 30 vjeçare siç tha kryeministri që do shkurtojë kohën e mbërritjes në perlat e jugut.

“Kam sjellë një frazë të mrekullueshme të Lord Bajronit në veprën shtegtime te Çajld Haroldit, të cilat i shkroi pasi shkeli për herë të parë në vjeshtën e 1809 në këto vise, ‘parajsa nuk krahasohet dot me viset që fsheh ky bregdet’.

Sipas kryeministrit projekt mund të mbarojë më herët se afati prej 33 muajsh.

“Tuneli do të bëjë të mundur një shkurtim të konsiderueshëm të kohës, një rritje të konsiderueshme të sigurisë dhe një lidhje organike me segmentin tjetër që është në ndërtim e sipër, ai i Orikumit dhe pastaj me by-passin e Vlorës që është drejt përfundimit me detajet e fundit për të qenë plotësisht i kryer në sezonin e ardhshëm turistik dhe më tutje me by-pass-in e Fierit.

Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës me nje projekt prej 139.6 milion Euro. pas pak ditësh tha rama do të ngrihet edhe kantieri i aeroportit të vlorës që do ketë kapacitet për fluturime transoqeanike

“Do të jetë një aeroport i cili do të sjellë vlerë të shtuar si një aeroport i një kategorie të lartë, ndër më të lartat sipas standardeve europiane, 4E që do të ofrojë fluturime kudo, edhe kapacitet fluturimesh transoqeanike dhe shërbime të cilat ende sot nuk i ka aviacioni civil shqiptar që do të jenë të mundura dhe në aeroportin tjetër Nënë Tereza, falë një investimi tjetër që fillon nga ai aeroport në pistë që sot e bën të pamundur vendosjen e fluturimeve direkte me SHBA dhe vende të tjera jashtë Europës”

Sipas Ramës , brenda disa javësh do të hapet dhe kantieri i portit turistik të Vlorës që do jetë një port për jahtet.

Top Channel