Dubai po mirëpret një nga ngjarjet më të mëdha të sportit ajror në aeroportin e famshëm Al Maktoum.
Rreth 148 shtete marrin pjesë në këtë event, me 13 prej tyre për herë të parë. Shfaqja përmban gjithashtu më shumë se 160 avionë nga më të avancuarit në botë për në tokë dhe ajër.
Mjetet bënë paradën e tyre në ditën e hapjes, ndërsa më shumë se 80 mijë vizitorë priten në shfaqjen pesë-ditore, për të cilët maska dhe distancimi social është i detyrueshëm.
Shfaqja ajrore e Dubait është zakonisht më e vogël sesa shfaqjet ajrore në Paris dhe Farnborough, të cilat janë anulluar për dy vite radhazi për shkak të pandemisë.
Entuziastët e sektorit të aviacionit presin disa modele të reja avionësh këtë vit, kryesisht nga kompanitë e mëdha si Boeing dhe AirBus.
Shfaqja e Dubait fillon në një pikë kthese për linjat ajrore në botë, me kërkesën për udhëtime që po rimëkëmbet me shpejtësi, por që mbetet nën presionin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe një ndërprerje të zinxhirit të furnizimit global.
Top Channel