SHBA, shkon në mbi 762 mijë numri i viktimave nga COVID-19

14/11/2021 11:11

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 762.538, prej të cilëve 2.860 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 46,99 milionë, me 138.086 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,99 milionë raste të konfirmuara dhe 73.014 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 225,6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 194,7 milionë dozën e dytë dhe mbi 27 milionë kanë marrë tri doza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA