Plazh në mes të nëntorit, turistët në Vlorë shijojnë qetësinë dhe motin e ngrohtë

14/11/2021 15:09

Është mesi i nëntorit dhe fundi i vjeshtës, por temperaturat e larta vazhdojnë të tërheqin turistët në brigjet e Vlorës.

Ata zgjedhin këto ditë të qeta, larg zhurmës dhe frekuentimit të lartë gjatë verës. Megjithatë, thonë se përveç relaksit, i pëlqen Shqipëria dhe çmimet e lira.

Sipas tyre, çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë shumë të arsyeshme, krahasuar me bukurinë e vendit.

Ndërsa Chrisi nga Gjermania shprehet se ia kanë vrarë syrin mbetjet plastike në zonën e bregdetit.

Sezoni veror këtë vit u zgjat më shumë për shkak të motit të favorshëm, kufizimeve të pakta anti Covid që ka Shqipria dhe dëshirës së shqiptarëve dhe turistëve të huaj për të udhëtuar, pas një periudhë të gjatë izolimi si pasojë e pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA