Prodhimi i ullirit këtë vit nuk ka justifikuar mundin e fermerëve ne bashkinë e Roskovecit.
Shkak per ketë janë bere kushtet e papërshtatshme atmosferike, temperaturat e ulëta gjate periudhës se lulëzimit apo thatësira e zgjatur gjate stinës se verës.
Kete vit fermerët kane marre vetëm 40% te vajit te ullirit krahasuar me ate qe morën një vit me pare.
Pavarësisht prodhimit të dobët, fermerët premtojnë se çmimi i vajit nuk do të rritet sivjet.
Ne ndryshim nga te tjerat, nje prej punishteve ne bashkine e Roskovecit përdor gurët e bluarjes se ullirit per nxjerrjen e vajit. Fale kësaj teknologjie, vaji i ullirit ruan te gjitha vlerat ushqimore dhe është i preferuar edhe ne tregun europian.
Bashkia Roskovec se bashku me bashkine Mallakastër janë nder prodhuesit kryesor te vajit te ullirit ne vend.
Top Channel