07/01 18:35
Myrto Uzuni përfundoi në qendër të kritikave për atë rast të shpërdoruar përballë portierit Jordan Pickford në minutën e 15 të Angli-Shqipëri, megjithatë sulmuesi kuqezi nuk është i vetmi që gabon në situata të tilla.
Një gabim të ngjashëm ka bërë edhe ylli belg Eden Hazard, që u shërbye saktë dhe u nis i vetëm drejt portës, por u shfaq konfuz dhe nga kjo përfitoi portieri i Estonisë, që ndërhyri dhe i rrëmbeu topin nga këmbët.
Gjithsesi gabimi i kapitenit belg nuk kushtoi aspak, pasi “djajtë e kuq të Europës” ia dolën të triumfojnë 3-1 dhje të sigurojnë një biletë për në Botërorin Katar 2022.
Top Channel