Djali i diktatorit të ndjerë libian, Moammar Gaddafi se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vendit muajin e ardhshëm.

Këtë e bëri të ditur agjencia zgjedhore e Libisë, ndërsa Seif al-Islam Gaddafi dorëzoi dokumentet e tij të kandidaturës në qytetin jugor Sabah.

Në vitin 2011, djali i Gaddafi, u kap nga luftëtarët, pasi një kryengritje popullore e rrëzoi babanë e tij nga pushteti pas më shumë se 40 vjetësh. Më vonë, Moammar Gaddafi u vra derisa po zhvilloheshin luftime që u kthyen në një luftë civile.

Seif al-Islam Gaddafi u lirua në qershor të vitit 2017 pas më shumë se pesë vitesh paraburgim. Atëbotë ai i tha gazetës amerikane New York Times se po shqyrtonte mundësinë e kandidimit për president.

Gjatë dorëzimit të kandidaturës së tij, Seif al-Islam Gaddafi tha se “Zoti do të vendosë se cila është rruga e duhur për të ardhmen e vendit”.

Libia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 24 dhjetor, pas disa vitesh përpjekjesh të udhëhequra nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të siguruar një të ardhme më demokratike dhe për t’i dhënë fund luftës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA