Bullgaria zgjedhje për të tretën herë brenda vitit. Opozita e “përçarë” për pushtetin

14/11/2021 20:21

Bullgaria shkon për të tretën herë brenda vitit në zgjedhje parlamentare me sondazhet e para që sugjerojnë se edhe kësaj radhe do jetë e vështirë për të formuar një koalicion qeveritar.

Që nga zgjedhjet e prillit Bullgaria ka qenë në paqartësi politike. Në këto zgjedhje mori fund drejtimi 10-vjeçar i kryeministrit Boyko Borissov dhe partisë së tij të qendrës së djathë. Por, pikëpamjet e ndryshme politike dhe rivaliteti mes partive opozitare, e kanë bërë të pamundur formimin e një koalicioni në zgjedhjet pas prillit dhe ato të tjerat të zhvilluara në korrik.

Sondazhet tregojnë se edhe në këto zgjedhje partia e ish-kryeministrit Borissov, do të marrë 24% të votave duke u bërë më e madhja në parlament, por do të jetë e vështirë që ajo të gjejë partnerë për të formuar koalicionin.

Qytetarët mbajnë shpresat tek një tjetër parti e qendrës e themeluar nga dy ish-ministra të Financave, me moton “Zero Korrupsion”, e cila pritet të negociojë mbi qeverinë e re edhe me dy parti të tjera anti-korrupsion dhe atë Socialiste.

Një anëtare e institutit kërkimor Alpha, Boryana Dimitrova shprehet se është thjesht e pamundur të qëndruarit pa një qeveri:

“Duhet patjetër të jetë dikush në krye. Kriza e Covid është duke marrë shumë jetë të pafajshme dhe diçka që duhet luftuar.”
Qeveria e Borissov është ajo, e cila mban dhe veton për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë. Në rastin e formimit të një qeverie të re pritet që vendi të japë dritën jeshile, me vendet e tjera të BE që kanë bërë thirrje për të hequr dorë nga nacionalizmat e të shkuarës dhe të zhbllokojnë rrugën e integrimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA