05/11 07:13
Ka shkuar mbi 290 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Meksikë. Autoritetet njoftuan se me 256 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 290 mijë e 630.
Me këto shifra të larta, Meksika renditet e 2 pas Brazilit për numrin e viktimave nga Covid-19 në Amerikën Latine. Ndërkohë me 3.493 raste të reja numri i përgjithshëm shkoi në 3.838.308 ndërsa numri i të shëruarve në 3.198.058.
Në javët e fundit me rritjen e rasteve në disa provinca numri i mbushjes së vendeve në kujdesin intensiv arriti në 90 për qind. Në vend deri me tani me fushatën e vaksinimit masiv më shumë se 58 milionë kanë marrë dozën e parë dhe me shumë se 49 milionë banorë edhe dozën e dytë.
Top Channel