Shëngjin, deti ndotet nga vaji/ Shpallet në kërkim kapiteni i anijes që hodhi mbetje vajore në det

13/11/2021 00:59

Ndotja është konstatuar nga banoret e Shëngjinit të cilët u alarmuan nga era e rëndë. Nga verifikimet në terren, dukej ndotja nga hidrokarburet në të gjithë gjirin bregdetar.

Pasi e mësuan nga mediet për të verifikuar situatën, në terren mbërritën përfaqësues të Agjensisë Rajonale të Mjedisit, policia kufitare dhe ajo e Lezhës të cilët verifikuan situatën e krijuar.

Dr i Agjensisë Rajnoale të Mjedisit u shpreh se do bëhet inspektimi i anijeve, të cilat kanë kaluar gjatë ditëve të fundit në këtë territor nëse janë ata shkaktarët e kësaj ndotje.

Pas inspektimeve të bëra pritet të zbardhen autorët të cilët shkaktuan këtë dëm ekologjik në Shëngjin.

Top Channel