Policia e Sarandës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Në njoftimin për media bëhet e ditur se në momentin e arrestimit i riu ka tentuar të largohet.

Si rezultat policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim dhe me shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, kanë ndaluar për kontroll shtetasin A. C, në lagjen Nr.3, Sarandë.

Ky shtetas, ka tentuar t’i shmangen kontrollit fizik, duke u larguar me vrap dhe duke hedhur nga çanta e tij e dorës, një armë zjarri pistoletë, por menjëherë është vënë në pranga nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 36 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Tepelenë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA