Rekorde infektimi me covid/ Holanda miraton izolim të pjesshëm, ja aktivitetet që do mbyllen

13/11/2021 08:05

Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka bërë të ditur të premten, 12 nëntor, masën e izolimit të pjesshëm trejavor për luftim të pandemisë së koronavirusit, që do të prekë dyqanet, aktivitetet sportive dhe restorantet.

Ai ka thënë të premten se kjo masë drastike është përgjigje ndaj shkallës rekorde të infektimit me koronavirus dhe rritjes së numrit të personave të shtrirë nëpër spitale.

Rutte ka thënë se fatmirësisht shumica e popullsisë holandeze është vaksinuar, mirëpo izolimi i pjesshëm do të hyjë në fuqi në mbrëmjen e së dielës.

Dyqanet jo të domosdoshme do të duhet të mbyllen në orën 18:00, derisa dyqanet ushqimore, kafiteritë dhe restorantet në orën 20:00.

Njerëzit do të mund të ftojnë nëpër shtëpi jo më shumë se 13 persona.

Në mesin e masave është përmendur edhe se njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia sa më shumë që është e mundur.

Shumica e vendeve të Evropës janë duke u përballur me rritje të rasteve me këtë virus.

Austria po ashtu pritet të kufizojë lëvizjet e personave të pavaksinuar.

Danimarka ka rikthyer kërkesën për certifikatë të vaksinës, ndonëse në muajin shtator pati thënë se COVID-19 nuk është më sëmundje “kritike”./ REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA