Përkeqësohet gjendja në kufirin Poloni-Bjellorusi/ Gjendet trupi i vdekur i një siriani

13/11/2021 17:10

Trupi i një të riu sirian u gjet në Poloni pranë kufirit me Bjellorusinë, mes tensioneve në rritje mbi krizën e emigrantëve, për të cilën Bashkimi Evropian thotë se ishte krijuar nga Minsku.

Mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme në prag dimri fshihen në pyjet midis Bjellorusisë dhe vendeve anëtare të BE-së Polonia dhe Lituania, të cilat nuk i lejojnë të kalojnë.

Tashmë ka të vdekur dhe frikë për sigurinë e të tjerëve.

“Dje, trupi i një të riu sirian u gjet në një pyll afër kufirit pranë Wolka Terechowska”, njoftoi policia polake në Twitter.

Policia tha se nuk mund të përcaktojë menjëherë shkakun e vdekjes në vendngjarje.

Trupi u gjet në ditët e rritjes së tensioneve ndërkombëtare për krizën e emigrantëve dhe fqinjët e Bjellorusisë paralajmërojnë se situata mund të përshkallëzohet në një konflikt ushtarak.

Shqetësim u shpreh edhe nga presidenti amerikan Joe Biden.

Policia kufitare polake tha se ushtarët bjellorusë shkatërruan një pjesë të gardhit të përkohshëm të ngritur nga Polonia për të penguar emigrantët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA